Një tjetër yll i Cityt do të largohet në fund të sezonit, pas 10 vitesh e 16 trofesh në klub - Gazeta Express
string(91) "nje-tjeter-yll-i-cityt-do-te-largohet-ne-fund-te-sezonit-pas-10-vitesh-e-16-trofesh-ne-klub"

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 17:45

Një tjetër yll i Cityt do të largohet në fund të sezonit, pas 10 vitesh e 16 trofesh në klub

Futboll

Gazeta Express

28/04/2026 17:45

John Stones ka njoftuar të martën se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, kur t’i skadojë kontrata aktuale.

Në moshën 31-vjeçare, Stonesi e lë klubin me 16 trofe, përfshirë gjashtë tituj në Premierligë dhe një Ligë të Kampionëve – të parin në historinë e Cityt.

Edhe pse ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm gjatë epokës së Pep Guardiolës, dëmtimet dhe problemet fizike e kanë ndjekur në sezonet e fundit.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje, duke qenë titullar në vetëm katër prej tyre – mungesa e vazhdimësisë ishte vendimtare që kontrata të mos rinovohej.

Largimi i tij vjen pas atij të Bernardo Silvës, i cili gjithashtu pritet të largohet nga City në qershor me përfundimin e kontratës.

Klubi anglez do të duhet të hyjë në merkato për të zëvendësuar mbrojtësin, ose të rikthejë Vitor Reisin, i cili këtë sezon është i huazuar te Girona.

Stonesi mbetet optimist për të siguruar një vend në Kupën e Botës këtë vit në SHBA, Meksikë dhe Kanada, dhe ishte pjesë e grumbullimit të fundit të trajnerit Thomas Tuchel për ndeshjet miqësore kundër Uruguajit dhe Japonisë.

Në total, Stonesi – i cili iu bashkua Cityt në vitin 2016 nga Evertoni për mbi 50 milionë euro – ka zhvilluar 293 ndeshje me “Qytetarët” dhe shpreson të largohet duke shtuar edhe disa trofe të tjerë.

Këtë sezon ai ka fituar tashmë Kupën e Ligës (Carabao Cup) dhe mund të largohet edhe me dy trofe të tjerë: FA Cup, ku City është në finale kundër Chelseat, si dhe titullin në Premierligë, ku aktualisht ndodhen në një garë të ngushtë me Arsenalin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement