Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media.
Ai ka thënë se ka folur me Hatixhe Hoxha që ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për presidente, në rast se LDK-ja i sjellë 15 nënshkrime.
Ai tha se LDK-ja mund të nominojë këdo që do, pastaj me votim të fshehtë zgjedhet Presidenti.
“Unë kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha, ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. LVV i plotëson 15 nënshkrime të tjera dhe në këtë mënyrë do të kishim një kandidat nga LVV dhe një nga shoqëria civile. Këtu jam në katin e dytë të Kuvendit, këtu mund të më gjejë LDK”, tha Kurti. /Gazeta Express