Jesse Lingard ka deklaruar se ish-shoku i tij te Manchester Unitedi, Bruno Fernandes, duhet të jetë seriozisht në garë për Topin e Artë për vitin 2026 pas një sezoni që e ka quajtur “të jashtëzakonshëm”.
Fernandesi ka qenë figura kryesore në sezonin e Manchester Unitedit, duke udhëhequr skuadrën në garën për një vend në top-katër të Premierligës dhe kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Ai ka regjistruar 8 gola dhe 18 asistime në 30 ndeshje, duke qenë shumë pranë rekordit të asistimeve në një sezon të vetëm në ligë, i mbajtur nga Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne.
Lingardi, i cili aktualisht luan te Corinthians, tha se Fernandesi “100 për qind” meriton të konsiderohet për çmimin më të madh individual në futboll, pavarësisht faktit që Manchester Unitedi nuk ka pasur pjesëmarrje në garat evropiane këtë sezon.
Ai gjithashtu theksoi marrëdhënien e tij të mirë me Fernandesin, duke e përshkruar si një lojtar që gjithmonë kërkon më të mirën nga shokët e skuadrës.
Ndërkohë, ish-mesfushori tjetër i Unitedit, Paul Pogba, ka deklaruar se Fernandesi do të ishte edhe më shumë në garë për Topin e Artë nëse do të luante te Manchester City.
Në lidhje me situatën e klubit, Lingardi vlerësoi edhe trajnerin aktual të përkohshëm Michael Carrickun, duke thënë se skuadra është përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e tij dhe se ai duhet të konsiderohet për postin e përhershëm.
Sipas Lingardit, Carricku sjell “ADN-në e Manchester Unitedit” dhe e njeh klubin në detaje, gjë që sipas tij ka ndikuar pozitivisht në rezultatet e fundit./GazetaExpress/