LDK i ka 15 nënshkrimet e deputetëve të vet për Vjosa Osmanin, Abdixhiku ua tregon letrën mediave - Gazeta Express
string(60) "ldk-garanton-me-nenshkrime-se-i-ka-15-vota-per-vjosa-osmanin"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 23:07

LDK i ka 15 nënshkrimet e deputetëve të vet për Vjosa Osmanin, Abdixhiku ua tregon letrën mediave

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 23:07

Lidhja Demokratike e Kosovës garanton 15 nënshkrime për Vjosa Osmanin për presidente.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar listën e nënshkrimeve në hollin e Kuvendit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, “Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

LDK thekson se “nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit”.

“Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, përfundon reagimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement