Luka Modrići ka kaluar sot një ndërhyrje kirurgjikale pasi klubi i Milanit konfirmoi se ai ka pësuar fraktura të shumëfishta në fytyrë.
Mesfushori veteran u dëmtua pas një përplasjeje aksidentale kokë më kokë me Manuel Locatellin gjatë ndeshjes 0-0 të Serie A mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro”.
Sipas deklaratës zyrtare të Milanit, operacioni u krye në “La Madonnina Clinic” dhe u realizua nga ekipi i udhëhequr nga Dr. Luca Autelitano, në prani të stafit mjekësor të klubit.
Klubi konfirmoi se bëhet fjalë për një frakturë komplekse të mollëzës së majtë dhe se ndërhyrja ishte e domosdoshme menjëherë pas konstatimit të dëmtimit.
Sipas raportimeve, Modrić pritet të mungojë rreth 6 deri në 8 javë, që do të thotë se sezoni i tij me Milanin ka përfunduar.
Megjithatë, ekziston optimizëm se ai mund të rikuperohet në kohë për Botërorin 2026 me kombëtaren e Kroacisë, me mundësinë që të luajë me maskë mbrojtëse.
Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Modrići ka zhvilluar 36 ndeshje këtë sezon për Milanin, duke shënuar 2 gola dhe dhënë 3 asistime.
Klubi i ka uruar atij “shërim të shpejtë dhe rikthim për Kupën e Botës”./GazetaExpress/