Kurti me fjalim të gjatë në seancën e thirrur nga VV: LDK'ja po e bën bllokadën e vitit të kaluar edhe tash - Gazeta Express
string(105) "kurti-me-fjalim-te-gjate-ne-seancen-e-thirrur-nga-vv-ldkja-po-e-ben-bllokaden-e-vitit-te-kaluar-edhe-tash"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 18:11

Kurti me fjalim të gjatë në seancën e thirrur nga VV: LDK’ja po e bën bllokadën e vitit të kaluar edhe tash

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 18:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), që ka bërë bllokadën vitin e kaluar dhe tash.

Kurti tha se gjatë vitit të kaluar i bëri ofertë qeverisës LDK-së, të njëjtën e bëri edhe sot.

Ai shtoi se tash ia ka ofruar katër ministri dhe zëvendëskryeministrin, duke thënë se edhe këtë LDK-ja e refuzoi.

“LDK-ja po e bën bllokadën vitin e kaluar dhe tash, unë i kam ofruar bashkëqeverisje. Jo çfarëdo oferte që i kam bërë zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri, pra në mungesë timen kryetari LDK-së të udhëheq mbledhjet e Qeverisë. LDK-ja le t’i pyes partitë popullore në Evropë që ia kemi bërë këtë ofertë dhe ky ka refuzuar, le ta çfarë do t’i ndodh. Gjysmën e asaj që i kam ofruar LDK-së i ka partia GUXO, pra me Partinë Guxo që kemi garuar bashkë, LDK-së, ia kam dhënë dyfishin”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement