Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse në futbollin amator italian.
Në stadiumin e Massës, gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Eccellenza, situata ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, me përdorim të një bombe artizanale dhe sulm fizik ndaj lojtarëve.
Sipas raportimeve, menjëherë pas ndeshjes është hedhur një “bomba carta” brenda ambientit të stadiumit, duke shkaktuar panik dhe tension të madh, përcjell “Gazeta Express”.
Ngjarja nuk është ndalur me kaq, pasi disa lojtarë janë sulmuar fizikisht jashtë fushës.
Dy futbollistë të ekipit vendas Massese janë goditur me rripa nga një grup personash, duke e kthyer përfundimin e ndeshjes në një skenë dhune të papranueshme.
Sipas dëshmive të para, gjithçka ka ndodhur në zonat e brendshme të stadiumit menjëherë pas fishkëllimës së fundit.
Fillimisht është raportuar shpërthimi i një bombe artizanale, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar në dhunë fizike ndaj lojtarëve dhe stafit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, duke u cilësuar si një episod që “nuk ka asnjë lidhje me sportin” dhe që e vë në pikëpyetje sigurinë në ndeshjet e kategorive më të ulëta të futbollit italian.
Autoritetet pritet të hapin hetime për t’i identifikuar autorët e incidentit dhe për t’i sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, e cila e ka tronditur komunitetin sportiv në Massas. /Gazeta Express