Thuram hyn në histori të Interit, me "Nerazzurri" i ka shënuar 50 gola - Gazeta Express
string(67) "thuram-hyn-ne-histori-te-interit-me-nerazzurri-i-ka-shenuar-50-gola"

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 14:46

Thuram hyn në histori të Interit, me “Nerazzurri” i ka shënuar 50 gola

Futboll

Gazeta Express

27/04/2026 14:46

Marcus Thuram e ka arritur një tjetër moment historik me fanellën e Interit.

Sulmuesi francez e ka shënuar golin e tij të 50-të për klubin zikaltër, duke hyrë zyrtarisht në historinë e skuadrës që nga dita e ardhjes së tij në Milano.

Ky rekord u arrit pas golit të realizuar në ndeshjen e fundit, një tjetër dëshmi e ndikimit të madh që ai ka pasur që prej transferimit te Interi, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Thuram është shndërruar në një nga pikat kryesore të repartit ofanziv, duke qenë vendimtar si me gola ashtu edhe me paraqitje të përgjithshme.

Ai ka shënuar në katër ndeshje radhazi, përfshirë këtu dygolëshin ndaj Comos dhe golat kundër Romës, Cagliarit dhe Torinos.

Kështu, ai e arriti shifrën e 50 golave në më pak se tri sezone, një arritje e jashtëzakonshme kjo.

Përfaqësuesi franceza i ka realizuar 39 gola në Serie A, 7 në Ligën e Kampionëve, 2 në Kupën e Italisë dhe 2 në Superkupën e Italisë, ndërsa i ka edhe 30 asistime për shokët që nga vitit 2023 kur ishte transferuar në Inter.

Sulmuesi francez ka qenë protagonist në momente të rëndësishme të sezonit, duke e formuar një dyshe të fortë sulmuese me Lautaro Martinezin dhe duke kontribuar në mënyrë konstante në objektivat e skuadrës.

Statistikat e tij e vendosin mes lojtarëve më produktivë të Interit në vitet e fundit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement