Me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në orën 17:00.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka ftuar deputetët që të mblidhen në sallën kryesore të Kuvendit në 17:00 për këtë seancë të jashtëzakonshme.
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme erdhi nga kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, në emër të disa deputetëve nënshkrues nga ky subjekt.
“Nisur nga obligimi kushtetues i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes kësaj shkrese kërkon thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në arsyetimin e kërkesës së deputetëve të LVV-së.