Lajm i mirë për Realin, Mbappé ka gjasa të luajë në “El Clásico” - Gazeta Express
string(61) "lajm-i-mire-per-realin-mbappe-ka-gjasa-te-luaje-ne-el-clasico"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:50

Lajm i mirë për Realin, Mbappé ka gjasa të luajë në “El Clásico”

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 14:50

Ka optimizëm te Real Madridi pas rezultateve të fundit të analizave mjekësore të Kylian Mbappés.

Sulmuesi francez e ka pësuar një tërheqje në muskulin semitendinoz të këmbës së majtë, por gjendja e tij rezulton më pak serioze se sa ishte frikësuar fillimisht.

Sipas raportimeve nga klubi dhe mediat spanjolle, dëmtimi nuk është i rëndë dhe lojtari do të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë ditëve të ardhshme, përcjell “Gazeta Express”.

Në këtë fazë, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në kohë për “El Clásico” ndaj Barcelonës.

Mbappé u detyrua të largohej nga loja në ndeshjen ndaj Real Betisit pas tërheqjes muskulore, ndërsa testet mjekësore e kanë konfirmuar një dëmtim të lehtë, duke e qetësuar disi stafin teknik të “Los Blancos”.

Megjithatë, në Madrid nuk duan të rrezikojnë asgjë.

Rikthimi i tij do të varet plotësisht nga ecuria e rikuperimit në ditët në vijim, me qëllimin që të shmanget çdo përkeqësim i mundshëm.

Pritet që vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e tij në “El Clásico” të merret vetëm pak ditë para ndeshjes, duke e mbajtur situatën nën kontroll dhe çdo mundësi të hapur. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement