Ferizaj është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës për këtë edicion.
Ferizajasit arritën ta eliminonin Llapin në gjysmëfinale, shkruan Gazeta Express.
Dueli i parë i zhvilluar në Podujevë përfundoi me fitore 1:2 të Ferizajt.
E ky rezultat doli të ishte vendimtar, pasi sot në Ferizaj, ndeshja nuk e prodhoi asnjë gol.
Kësisoj, Ferizaj i gëzohet kualifikimit në finale, aty ku e pret Dukagjini, i cili e eliminoi Ballkanin.