Ish-Këshilltari i Blair e lajmëron intervistën me Vuçiq: Ishim kundërshtarë në luftën e Kosovës, sot shfaqëm mospajtime konstruktive - Gazeta Express
string(130) "ish-keshilltari-i-blair-e-lajmeron-intervisten-me-vuciq-ishim-kundershtare-ne-luften-e-kosoves-sot-shfaqem-mospajtime-konstruktive"

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 19:31

Ish-Këshilltari i Blair e lajmëron intervistën me Vuçiq: Ishim kundërshtarë në luftën e Kosovës, sot shfaqëm mospajtime konstruktive

Lajme

Gazeta Express

22/04/2026 19:31

Alastair Campbell, Ish-këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, ka bërë të ditur se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar intervistë në kuadër të padcastit “The Rest Is Politics”

Në një postim në “X”, Campbell njoftoi se episodi me Vuçiq do të publikohet të hënën, duke e cilësuar bisedën si “fascinuese” dhe duke theksuar se ajo ka përfshirë diskutime të gjera mbi çështje të ndryshme.

Ai rikujtoi gjithashtu përplasjet e mëhershme në qëndrime gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se dikur kanë qenë “në anë të kundërta”, gjë që, sipas tij, ka sjellë edhe “mospajtime të këndshme” gjatë bisedës së fundit.

“Publikohet të hënën. Një bisedë mjaft interesante për “The Rest Is Politics”, me presidentin e Serbisë, Vuçiq, në rolin kryesor. Dikur kemi qenë në anë të kundërta gjatë luftës në Kosovë, gjë që solli edhe disa mospajtime të këndshme sot. Ishte shumë bujar me kohën dhe pikëpamjet e tij për një gamë të gjerë çështjesh. E rekomandoj fuqishëm kur të publikohet”, ka shkruar ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement