Juventus synon Alissonin, rikthimi në Serie A varet nga vendimi i Liverpoolit - Gazeta Express
string(76) "juventus-synon-alissonin-rikthimi-ne-serie-a-varet-nga-vendimi-i-liverpoolit"

Futboll

Gazeta Express

22/04/2026 19:32

Juventus synon Alissonin, rikthimi në Serie A varet nga vendimi i Liverpoolit

Futboll

Gazeta Express

22/04/2026 19:32

Juventus ka nisur lëvizjet për të përforcuar portën për sezonin e ardhshëm, duke vendosur në krye të listës emrin e Alisson Becker.

Sipas raportimeve të fundit, bardhezinjtë kanë bërë një qasje fillestare për portierin e Liverpool, duke e konsideruar atë si kandidatin ideal për t’u transferuar gjatë verës. Alisson shihet si një profil i nivelit të lartë që mund të rikthehet në Serie A, ku më parë ka shkëlqyer me Romën.

Burime pranë situatës bëjnë të ditur se portieri brazilian është i hapur për një lëvizje të mundshme, megjithatë gjithçka varet nga vendimi i Liverpoolit. Klubi anglez rinovoi kontratën e tij vetëm muajin e kaluar për edhe një sezon, ndërsa vetë lojtari vazhdon të tregojë respekt maksimal ndaj klubit dhe nuk do të ndërmarrë hapa pa miratimin e tyre.

Nga ana tjetër, Liverpool pritet të vlerësojë situatën e portierëve në javët në vijim, ku përveç Alissonit në diskutim është edhe emri i Giorgi Mamardashvili.

Ndërkohë, Juventusi mbetet në pritje, duke shpresuar se mund të përfitojë nga çdo hapësirë e mundshme për të realizuar një transferim të madh në repartin defensiv.

Advertisement
Advertisement
Advertisement