Lookman e ngushton epërsinë e Barçës, Atletico udhëheq në rezultatin e përgjithshëm - Gazeta Express
string(83) "lookman-e-ngushton-5epersine-e-barces-atletico-udheheq-ne-rezultatin-e-pergjithshem"

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 21:39

Lookman e ngushton epërsinë e Barçës, Atletico udhëheq në rezultatin e përgjithshëm

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 21:39

Ademola Lookman e ka vënë emrin e tij në listën e golashënuesve, në ndeshjen e sontme ndaj Barcelonës, e cila po luhet në kuadër të ndeshjes së kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone fitoi 2-0 në “Camp Nou”, teksa në “Metropolitano” pësoi dy gola për 20 minuta.

Mirëpo tashmë Atletico e ka rikthyer epërsinë në rezultatin e përgjithshëm, me golin e shënuar nga nigeriani Lookman.

Lookman iu kundërpërgjigj golave të shënuar nga Lamine Yamal në minutën e katërt dhe Ferran Torres në minutën e 24-të.

Nigeriani shënoi në minutën e 31-të për 1-2.

Rezultati momental sonte në Madrid është 2-1 për Barcelonën, teksa ai i përgjithshmi është 3-2 për Atleticon./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement