Lamine Yamal e ka hapur serinë e golave në “Metropolitano”, në ndeshjen Atletico Madrid – Barcelona.
18-vjeçari ka shënuar në minutën e katërt ndaj Atleticos, për rezultatin 1-0 në të mirë të Barçës.
Yamal e Barcelona e shfrytëzuan gabimin e mbrojtjes së vendasve, duke iu afruar rikthimit të rezultatit qysh në minutat e parë.
Atletico bottle has started already WTF 😭
pic.twitter.com/jkg1GmS5cA https://t.co/MWIeHz1ODS— TC (@totalcristiano) April 14, 2026
Atletico fitoi 2-0 në ndeshjen e parë, teksa tashmë rezultati i përgjithshëm është 2-1 në të mirë të madrilenëve.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të ndeshjeve të kthimit të çerekefinalve të Ligës së Kampionëve./GazetaExpress/