Vushtrria ia “sheh sherrin” incidenteve ndaj Trepçës '89, dënohet me një ndeshje pa tifozë - Gazeta Express
string(86) "vushtrria-ia-sheh-sherrin-incidenteve-ndaj-trepces-89-denohet-me-nje-ndeshje-pa-tifoze"

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 20:35

Vushtrria ia “sheh sherrin” incidenteve ndaj Trepçës ’89, dënohet me një ndeshje pa tifozë

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 20:35

Vushtrria është dënuar nga organet disiplinore të Federatës së Futbollit të Kosovës me zhvillimin e një ndeshjeje si vendas pa praninë e tifozëve, pas incidenteve të regjistruara në përballjen ndaj Trepçës ’89.

Sipas raportit zyrtar të ndeshjes, në minutën e 67-të janë hedhur shkrepëse në drejtim të asistentit të parë, ndërsa në minutën e 78-të janë hedhur dy shishe PVC dhe një shkrepëse në drejtim të gjyqtarit kryesor.

Situata është përkeqësuar edhe pas përfundimit të takimit, ku gjatë hyrjes së lojtarëve në zhveshtore, një futbollist i skuadrës mysafire është goditur me një shishe PVC nga tifozët vendas.

Si pasojë e këtyre ngjarjeve dhe në përputhje me rregulloren disiplinore, është marrë vendimi që ndeshja e ardhshme e Vushtrrisë kundër 2 Korrikut të zhvillohet pa praninë e publikut.

Klubi vushtrrias ka theksuar se ky vendim e dëmton drejtpërdrejt, duke e privuar nga mbështetja e tifozëve në një ndeshje të rëndësishme dhe duke shkaktuar edhe pasoja financiare për klubin.

Në reagimin e tyre, drejtuesit e klubit u kanë bërë thirrje tifozëve që të vazhdojnë ta përkrahin ekipin me përgjegjësi dhe kujdes, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë rëndë klubin dhe objektivat e tij për rikthim në Superligë.

Vushtrria ka theksuar se mbetet e përkushtuar të vazhdojë rrugën me dinjitet dhe me mbështetjen e tifozëve të saj./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement