Zhegrova po bën “magji” përditë në stërvitje, pse s’po e fut në lojë Spalletti!? - Gazeta Express
string(74) "zhegrova-po-ben-magji-perdite-ne-stervitje-pse-spo-e-fut-ne-loje-spalletti"

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 20:30

Zhegrova po bën “magji” përditë në stërvitje, pse s’po e fut në lojë Spalletti!?

Futboll

Gazeta Express

14/04/2026 20:30

Edon Zhegrova u transferua me shumë bujë te Juventusi gjatë verës, mirëpo që atëherë, ai nuk po arrin të gjejë hapësira te “Zonja e Vjetër”.

Derisa po kalojmë në gjysmën e prillit të vitit 2026, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka vetëm një ndeshje si startues te Juventusi, dhe nuk ka asnjë gol e asnjë asistim në emrin e tij në këtë edicion të garave.

Zhegrova nuk kishte hapësirë as në Juventusin e Igor Tudorit e as në atë të Luciano Spallettin, me këtë të fundit që po preferon më shumë të luajë më Francisco Conceicaon në atë krahë.

Madje, 27-vjeçari nuk e ka asnjë minutë me fanellën e Juventusit në dy ndeshjet e fundit, teksa ka vetëm tre minuta në këmbët e tij në pesë ndeshjet e fundit.

Mirëpo, në stërvitje, ylli kosovar pothuajse gjithnjë është lojtari më i mirë.

Këtë e konfirmon edhe vetë faqja zyrtare e Juventusit, e cila çdo ditë poston video të shkurtëra të Zhegrovës, duke shfaqur magjinë e tij në stërvitje me klubin bardhezi.

Një të tillë e postoi edhe sot, me Zhegrovën që driblonte e shënontë gola “për qejf”.

Në këtë video ka disa sekuenca të anësorit kosovar nga stërvitja e sotme.

Zhegrova dhe Juventusi rikthehen në aksion këtë fundjavë, me ndeshjen ndaj Bolognas që do të luhet më 19 prill./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement