Pas fitores së madhe javën e kaluar, kampioni në fuqi i Evropës, PSG-ja ka udhëtuar në drejtim të Anglisë te Liverpooli.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi javën e kaluar në Paris ndaj Liverpoolit, me shifrat prej 2-0.
Sonte, në “Anfield”, të besuarit e Arne Slotit do të synojnë që ta rikthejnë rezultatin, me trajnerin holandez që ka vendosur në fushë një skuadër sulmuese.
Ndërkohë, Luis Enrique pas pushimit këtë fundjavë, futet në këtë përballje i relaksuar, pothuajse me formacionin e njëjtë nga ndeshja e parë.
FORMACIONET ZYRTARE:
LIVERPOOL: Mamardashvili; Frimpong, Konate, Van Dijk, Kerkez; MacAllister, Gravenberch; Szoboszlai, Wirtz; Isak, Ekitike
PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia./GazetaExpress/