Ku me shku, çka me pa e çka me dëgju këtë javë? Ja top-lista Monday Marks me plot evente, sidomos muzikore, për një javë inspiruese. Linku: https://suzannepodcast.substack.com/publish/post/194041803
Kjo javë erdhi si një playlistë eklektike e Prishtinës: nga klasika te kllabingu, nga reflektimi te eksperimentimi.
Në skenën institucionale, Filharmonia e Kosovës sjell një mbramje elegante në Pallatin e Rinisë, ndërkohë që Biblioteka Kombëtare e Kosovës bohet hapësinë për eksplorime mes muzikës klasike dhe AI, si dhe për rrëfime intime si albumi “Echoes from the Heart”.
Në anën tjetër, edhe hapësinat e vogla të qytetit pulsojnë: nga eksperimentet vokale e trupore te Hani i 2 Robertëve me “Bach to Swing”, te debatet mbi kritikën letrare, e deri te nata premtuese skandinave me SUCHI në E.d.h.e. Shtoji kësaj edhe modën, minglingun dhe energjinë kreative në Lily’s Pejton, dhe një ikje taktike muzikore në Tiranë për Muse-X Festival – edhe e keni një javë që s’ka vend për ankesa “s’po di çka me bo”.