Daut Haradinaj nga Cërmjani: Mbështetja qytetare po forcohet, vazhdojmë përpara me vizion të qartë - Gazeta Express
string(96) "daut-haradinaj-nga-cermjani-mbeshtetja-qytetare-po-forcohet-vazhdojme-perpara-me-vizion-te-qarte"

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 23:54

Daut Haradinaj nga Cërmjani: Mbështetja qytetare po forcohet, vazhdojmë përpara me vizion të qartë

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 23:54

Kandidati për deputet nga Aleanca, Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Cërmjan, bashkë me banorët e Kralanit, Rakovinës, Rashkocit, Kodralisë dhe Meqes, ku tha se po forcohet mbështetja qytetare për rrugën politike të Aleancës.

Përmes një publikimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se në këtë takim u pa edhe njëherë “forca e mbështetjes qytetare dhe besimi për rrugën që kemi përpara”.

Ai e cilësoi këtë zonë si një trevë me histori sakrifice, vlera të mëdha kombëtare dhe krenari të UÇK-së, duke theksuar njëkohësisht potencialin e saj për zhvillim ekonomik.

“Angazhimi ynë mbetet i qartë: më shumë zhvillim ekonomik, më shumë mbështetje për të gjithë ju, më shumë dinjitet për familjen dhe më shumë përkushtim për qytetarin”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, ai ritheksoi mesazhin politik të Aleancës, duke theksuar se do të vazhdojnë përpara “me punë, me besim dhe me vizion të qartë: Siguri, Energji, Zhvillim”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement