Ka luajtur në dy finale të Championsit, por loja me Kosovën ishte më e rëndësishmja e jetës për Calhanoglun - Gazeta Express
string(106) "ka-luajtur-ne-dy-finale-te-championsit-por-loja-me-kosoven-ishte-me-e-rendesishmja-e-jetes-per-calhanoglun"

Futboll

Gazeta Express

01/04/2026 20:00

Ka luajtur në dy finale të Championsit, por loja me Kosovën ishte më e rëndësishmja e jetës për Calhanoglun

Futboll

Gazeta Express

01/04/2026 20:00

Një video e publikuar nga mbrojtësi i Turqisë, Merih Demiral, ka zbuluar momente interesante nga dita e ndeshjes kundër Kosovës, duke hedhur dritë mbi përgatitjen emocionale të futbollistëve turq para sfidës.

Në fokus të këtij “reportazhi” të shkurtër ishte mesfushori i njohur turk, Hakan Çalhanoğlu, i cili sipas pamjeve, në mëngjesin e ndeshjes po shikonte një video motivuese me tematikë ushtarake – një detaj që tregon seriozitetin dhe ngarkesën emocionale para kësaj përballjeje.

Gjatë videos, Demiral i drejton një pyetje bashkëlojtarit të tij: “Përshkruaje këtë ndeshje me një fjalë”. Përgjigjja e Çalhanoğlut ishte e drejtpërdrejtë dhe domethënëse: “Ndeshja e karrierës sime. Kam përjetuar shumë ndeshje… por kjo është ndryshe”.

Demiral rikujton edhe faktin se mesfushori turk ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve, por përgjigjja e Çalhanoğlut nënvizon peshën e veçantë të kësaj sfide: “Kur është për vendin tënd… është ndryshe”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement