Rexhbeçaj pas humbjes: Më e dhimbshmja e karrierës, por ky është vetëm fillimi - Gazeta Express
string(78) "rexhbecaj-pas-humbjes-me-e-dhimbshmja-e-karrieres-por-ky-eshte-vetem-fillimi-1"

Futboll

Gazeta Express

01/04/2026 19:19

Rexhbeçaj pas humbjes: Më e dhimbshmja e karrierës, por ky është vetëm fillimi

Futboll

Gazeta Express

01/04/2026 19:19

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka reaguar pas humbjes së “Dardanëve” nga Turqia 0:1 në finalen e play-offit, duke ndarë emocionet e tij përmes një mesazhi drejtuar tifozëve.

Në një postim publik, Rexhbeçaj falënderoi përkrahësit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rolin e tyre të madh në rrugëtimin e ekipit.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju e bëtë çdo ndeshje si në shtëpi për ne”, ka shkruar ai, duke nënvizuar atmosferën e krijuar nga tifozët, që sipas tij ka qenë shtysë e madhe për skuadrën.

Megjithatë, mesfushori nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin final, duke e cilësuar këtë si momentin më të vështirë në karrierën e tij.

“Fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë hapin e fundit. Është humbja më e dhimbshme e karrierës sime…”, u shpreh Rexhbeçaj.

Pavarësisht kësaj, ai dha një mesazh optimist për të ardhmen e përfaqësueses, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë do të shërbejë si pikënisje për suksese më të mëdha.

“Por është fillimi i diçkaje të madhe! Forca Kosova”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement