Ylli i Kombëtares turke, Hakan Çalhanoğlu është ankuar në fishekzjarrët që u lëshuan një natë para lojës me Kosovën në afërsi të hotelit ku ishin vendosur turqit.
Ideja e tifozëve kosovarë ishte që t’i linin turqit pa gjumë dhe të lodhur para përballjes me ekipin Dardan të nesërmen (mbrëmë), shkruan “Gazeta Express”.
E futbollisti i Interit e përmendi këtë fakt mbrëmë pas ndeshjes me Kosovën, ndërsa e shprehu edhe gëzimin e lumturinë që e realizoi ëndrrën e tij – kualifikimin në Kampionat Botëror.
“Para ndeshjes nuk na lanë të flemë gjatë natës. Shikuam nga dritarja për ta parë se çfarë po ndodhte. Megjithatë, e dinim që mund të bënin gjëra të tilla. Nuk ishte udhëtim i lehtë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kemi bërë vendin tonë të lumtur. Pjesëmarrja në Botëror ishte ëndërr e imja që nga fëmijëria”, u shpreh futbollisti turk. /Gazeta Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...