Ofroi kafe falas për tifozët turq- shkuan Ministri dhe Ambasadori, flet pronari i lokalit në Prishtinë - Gazeta Express
string(100) "ofroi-kafe-falas-per-tifozet-turq-shkuan-ministri-dhe-ambasadori-flet-pronari-i-lokalit-ne-prishtine"

Sport

Gazeta Express

01/04/2026 7:29

Ofroi kafe falas për tifozët turq- shkuan Ministri dhe Ambasadori, flet pronari i lokalit në Prishtinë

Sport

Gazeta Express

01/04/2026 7:29

Pronari i një lokali në Prishtinë është bërë mjaft viral me gjestin e tij simbolik, me rastin e ndeshjes së sotme Kosovë-Turqi. Ai zgjodhi që për të gjithë tifozët turk që kishin ardhur në Prishtinë, t’u ofrohej kafe falas.

Mentori, pronari i këtij lokali thekson se ideja ishte diçka që i erdhi majft natyrshëm, dhe thekson se u prit mjaft mirë nga qytetarët turk, të cilët e kanë vizituar.

“Ideja ishte spontane. Ishin shumë tifozë aty dhe mu kujtua t’i falenderojmë në një mënyrë krejt tifozët dhe popullin turk. Erdhën shumë tifozë. Gjithashtu erdhi dhe Ambasadori, Ministri. Ma  mundësuan ti takoj të gjithë dhe i falenderoj.

Shumë tifozë erdhën me familje , duke bërë video. Kjo ishte nje ndjenjë shumë e mirë se popullin tonë e kanë ndihmuar shumë pas luftës”, tha pronari i lokalit në Prishtinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement