Uran Ismaili ndjek finalen Kosovë – Turqi nga aeroporti në Hagë: Asnjë distancë nuk na ndal sot - Gazeta Express
string(92) "uran-ismaili-ndjek-finalen-kosove-turqi-nga-aeroporti-ne-hage-asnje-distance-nuk-na-ndal-sot"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 21:51

Uran Ismaili ndjek finalen Kosovë – Turqi nga aeroporti në Hagë: Asnjë distancë nuk na ndal sot

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 21:51

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Uran Ismaili ka ndarë një moment simbolik teksa po udhëtonte nga Haga drejt Prishtinës, duke ndjekur në telefon ndeshjen vendimtare Kosovë – Turqi për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Në një postim në rrjete sociale, Ismaili ka theksuar se, pavarësisht rrugës dhe distancës, mendja dhe zemra e tij janë me futbollistët e Kosovës në fushë.

“Rrugës nga Haga në Prishtinë, por me zemër te djelmoshat tanë në fushë. Nuk ka rrugë që i ndalë shqiptarët sot të festojnë ndeshjen historike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për futbollin kosovar, teksa Kombëtarja synon një arritje historike drejt Botërorit, duke mobilizuar tifozë kudo që ndodhen – në stadium, në shtëpi apo edhe në rrugë.

Në fund të mesazhit të tij, Ismaili ka shtuar thirrjen emocionale: “Hajde shqipeee!”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement