Futbollisti i Turqisë: Fishekzjarrët vetëm se na motivuan - Gazeta Express
string(57) "futbollisti-i-5turqise-fishekzjarret-vetem-se-na-motivuan"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 20:09

Futbollisti i Turqisë: Fishekzjarrët vetëm se na motivuan

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 20:09

Futbollisti i kombëtares së Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës.

Ai ka thënë se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra, përkundrazi i motivuan më shumë.

“Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për “Hurriyet”.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të nis nga ora 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fiteusi i përballjes do të shkojë në Botërorin e 2026, që mbahet këtë verë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement