Shqipëria publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Ukrainës - Gazeta Express
string(64) "shqiperia-publikon-formacionin-zyrtar-per-ndeshjen-ndaj-ukraines"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 19:57

Shqipëria publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Ukrainës

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 19:57

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Spanjë, në Valencia të Spanjës.

Në portë për Shqipërinë është Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana dhe Mario Mitaj.

Pllana debuton me Shqipërinë, pasi u ftua për herë të parë këtë muaj.

Në mesfushë do të luajnë Kristjan Asllani, Julian Shehu dhe Qazim Laçi. Ndërkohë, në repartin ofensiv janë Myrto Uzuni, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.

Shqipëria synon një paraqitje pozitive në këtë test miqësor, duke i dhënë hapësirë disa emrave të rëndësishëm në formacionin startues.

Shqipëria: Strakoshja, Hysaj, Gjimshiti, Pllana, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Uuzni, Hoxha, Broja./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement