Klubi i madh italian, Juventusi ka bërë një postim të veçantë për ndeshjen Kosovë – Turqi.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të finales së “play-offit” të Botërorit 2026.
“Kosova e Edon Zhegrovës dhe Turqia e Kenan Yildizit përballen sonte për një vend në Kupën e Botës 2026”, shkruan Juventusi në platformën “X”.
Best of luck, lads! 💪
Edon Zhegrova's Kosovo and Kenan Yildiz's Turkey face off tonight for a place at the 2026 World Cup 🇽🇰🆚🇹🇷 pic.twitter.com/0Tw2U0mZBc— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 31, 2026
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në Botërorin 2026, i cili mbahet gjatë kësaj vere në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Kushdo që kualifikohet, në Botëror do të jetë pjesë e Grupit D, me SHBA-në, Australinë dhe Paraguajin./GazetaExpress/