Presidentja Vjosa Osmani me postim emocionues para përballjes së madhe të Kosovës - Gazeta Express
string(81) "presidentja-vjosa-osmani-me-postim-emocionues-para-perballjes-se-madhe-te-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:33

Presidentja Vjosa Osmani me postim emocionues para përballjes së madhe të Kosovës

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:33

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një postim emocionues para përballjes së madhe të Kosovës me Turqinë.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të “play-offit” të Botërorit 2026, derisa do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në postimin e saj, e para e shtetit e ka publikuar një video që më parë ishte publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ku tregohet një historik i futbollit të Kosovës.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë. Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës. Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët”, shkruan ajo në “Facebook”.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të luhet nga ora 20:45, dhe fituesi do të shkojë në turneun final të Botërorit 2026, që mbahet këtë verë në SHBA, Kanada e Meksikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement