Armand Duka e përkrah Kosovën në ndeshjen e madhe ndaj Turqisë: Forca djemtë tanë - Gazeta Express
string(80) "armand-duka-e-perkrah-kosoven-ne-ndeshjen-e-madhe-ndaj-turqise-forca-djemte-tane"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:20

Armand Duka e përkrah Kosovën në ndeshjen e madhe ndaj Turqisë: Forca djemtë tanë

Futboll

Gazeta Express

31/03/2026 16:20

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur për ndeshjen e madhe të Kosovës ndaj Turqisë.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të finales të “play-offit” për Botëror.

Për këtë ndeshje ka reaguar edhe Armand Duka, i cili i uroi suksese kombëtares dardane.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Duka ka shkruar se në këtë ditë mund të ishim dy, por jemi vetëm një.

“Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë!”, shkruan Duka në “Facebook”.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të luhet sonte, me fillim nga ora 20:45, me fituesin që do të shkojë në Kampionatin Botëror 2026, në SHBA, Kanada, Meksikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement