Kombëtarja e Kosovës sonte e luan ndeshjen më të rëndësishme në histori, teksa përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të finales së play-offit për Kupën e Botës.
E nuk ka munguar reagimi nga tifogrupi i Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi.
Ata publikuan një fotografi me hartën e Kosovës me shqiponjën dykrenare brenda dhe me mbishkrimin: Kosova është zemra e Shqipnisë.