Kombëtarja e Kosovës sonte e luan ndeshjen më të rëndësishme në histori, teksa përballet me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të finales së play-offit për Kupën e Botës.
Turqia është favorit në letër ndaj Kosovës, ndërsa edhe në bazë të statistikave, ata janë në formë të jashtëzakonshme.
Në nëntë ndeshjet e fundit zyrtare, pa llogaritur miqësoret, kanë shtatë fitore, një barazim dhe një humbje, shkruan Gazeta Express.
Edhe humbja edhe barazimi erdhën pikërisht nga kampioni i Europës, Spanja.
Që nga fundi i vitit 2024, Turqia nuk ka pësuar humbje në ndeshjet zyrtare në udhëtim.
Ndërkohë, edhe Kosova është në formë të jashtëzakonshme, me asnjë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit zyrtare.
