“Beni Dona” i ofron 20 mijë euro për lojtarin e Kosovës që do ta shënojë golin e parë sonte ndaj Turqisë - Gazeta Express
string(102) "beni-dona-i-ofron-20-mije-euro-per-lojtarin-e-kosoves-qe-do-ta-shenoje-golin-e-pare-sonte-ndaj-turqise"

Sport

Gazeta Express

31/03/2026 11:12

“Beni Dona” i ofron 20 mijë euro për lojtarin e Kosovës që do ta shënojë golin e parë sonte ndaj Turqisë

Sport

Gazeta Express

31/03/2026 11:12

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë të motivuar më shumë se kurrë sonte për ta shkruar historinë.

Ata janë veç 90 minuta larg kualifikimit në Kampionat Botëror.

E përpos motivit shpirtëror që e kanë për tokën e tyre, ata po motivohen sadopak edhe në aspektin financiar.

Për kualifikim eventual në Botëror, Qeveria e Kosovës i ka ofruar 1 milion euro për ekipin.

E ndërkohë, kompania “Beni Dona” ka dalë sot me një propozim mjaft interesant.

Kjo kompani kosovare ka njoftuar se do ta ndajë një shpërblim për futbollistin e Kosovës që do ta shënojë golin e parë ndaj Turqisë në finale të “play-off”-it të Botërorit.

“NJOFTIM ZYRTAR. Kompania Beni Dona  njofton opinionin publik dhe komunitetin sportiv se, në shenjë mbështetjeje dhe motivimi për Kombëtaren e Kosovës në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme për futbollin kosovar, ka vendosur të ofrojë një shpërblim prej 20,000 (njëzet mijë) euro për futbollistin e Kombëtares së Kosovës që do të realizojë golin e parë në ndeshjen e sotme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, njofton “Beni Dona”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement