Enzo ia jep një ‘sinjal’ Realit, mes spekulimeve për një transferim te “Los Blancos” - Gazeta Express
string(79) "enzo-ia-jep-nje-sinjal-realit-mes-spekulimeve-per-nje-transferim-te-los-blancos"

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 21:41

Enzo ia jep një ‘sinjal’ Realit, mes spekulimeve për një transferim te “Los Blancos”

Futboll

Gazeta Express

30/03/2026 21:41

Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernández, po jep sinjale se nuk e sheh domosdoshmërisht të ardhmen e tij afatgjatë në “Stamford Bridge”, dhe destinacioni i tij i preferuar mund të jetë Real Madridi.

Mesfushori argjentinas ka qenë në radarët e “Los Blancos” që para se të transferohej në Evropë, dhe kjo verë mund të jetë mundësia më e mirë për ta transferuar.

Një nga prioritetet e Real Madridit këtë verë është një mesfushor qendror, dhe disa emra janë lidhur me klubin.

Rodri Hernández i Manchester Cityt, Kees Smit i AZ Alkmaarit dhe Adam Whartoni i Crystal Palacet janë përmendur si objektiva të mundshëm, ndërsa Vitinha i Paris Saint-Germainit konsiderohet si një opsion pothuajse i pamundur.

Megjithatë, deklaratat e Fernándezit kanë rikthyer sërish lidhjet me Real Madridin.

Pas spekulimeve për të ardhmen e tij, Fernándezi ka pranuar hapur se ideja për të jetuar në kryeqytetin spanjoll i pëlqen, gjë që pritet të rrisë edhe më shumë thashethemet.

“Më pëlqen shumë Madridi. Është i ngjashëm me Buenos Aires. Po, do të jetoja në Madrid,” tha ai në një transmetim live me Marcos Giles.

Më herët, Fernándezi kishte deklaruar se aktualisht nuk ka “asgjë” me Real Madridin, por se pas Kupës së Botës do ta rishqyrtojë situatën.

Kjo vjen pas një hezitimi për të konfirmuar nëse do të qëndrojë te Chelsea sezonin e ardhshëm.

Fernándezi është te Chelsea prej rreth 3.5 vitesh, pasi u transferua për 121 milionë euro nga Benfica pas Kupës së fundit të Botës.

Megjithatë, deri tani “Blutë” nuk janë kthyer në forcën që shumë prisnin.

Aktualisht, Chelsea po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në garë me Manchester Unitedin, Aston Villan, Liverpoolin, Brentfordin dhe Evertonin, dhe jo me Manchester Cityn dhe Arsenalin për titullin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement