Tre muaj pas shirave, Labova, një fshat i tërë në Shqipëri i izoluar nga shembja e rrugës - Gazeta Express
string(87) "tre-muaj-pas-shirave-labova-nje-fshat-i-tere-ne-shqiperi-i-izoluar-nga-shembja-e-rruges"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 15:09

Tre muaj pas shirave, Labova, një fshat i tërë në Shqipëri i izoluar nga shembja e rrugës

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 15:09

Rreth 40 familje të fshatit Labovë në Bashkinë e Gjirokastrës prej datës 6 janar të këtij viti janë të izoluar si pasojë e rrëshqitjes së dherave që dëmtuan dhe rrugën e këtij fshati, shkruan A2CNN.

Prej tre muajsh banorët rrezikojnë duke kaluar në terrenin e rrëshqitshëm, ndërsa janë të detyruar që edhe mallrat për jetën e përditshme t’i transportojnë në krahë.

Madje ka edhe familje që për shkak të rrëshqitjeve nuk po jetojnë dot në banesat e tyre. Rruga alternative që u hap nga bashkia për banorët e zonës është e papërdorshme.

 Banorët kërkojnë të ndërhyhet sa më shpejt pasi çdo ditë që kalon në këtë izolim rëndon akoma më shumë jetesën e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement