Analisti serb: Vuciq nuk duhet të ndihet i lumtur – SNS humbi mbështetje në 9 nga 10 komunat - Gazeta Express
string(89) "analisti-serb-vuciq-nuk-duhet-te-ndihet-i-lumtur-sns-humbi-mbeshtetje-ne-9-nga-10-komunat"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 13:03

Analisti serb: Vuciq nuk duhet të ndihet i lumtur – SNS humbi mbështetje në 9 nga 10 komunat

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 13:03

Politikologu serb Boban Stojanoviq ka vlerësuar se presidenti serb, nuk duhet të ndihet i lumtur ose të jetë i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve te fundit në Serbi, që u përcollën me shumë dhunë e polici.

Sipas tij, SNS ka humbur mbështetje në 9 nga 10 komunat ku u mbajtën zgjedhjet lokale. “Vetëm në Kladovë partia shënoi një rritje të vogël prej 4%”, tha ai ne N1

Stojanoviq thekson se, edhe pse koalicioni me parti të tjera si SPS, Zavetnici dhe partia “Most” mund të fshehë pak rënien, në të vërtetë SNS ka humbur përqindje të dukshme të mbështetjes në qytete si Knjazhevac, Smederevska Palanka, Kula dhe Bajina Bshšta.

“Rezultatet tregojnë se situata politike nuk është si më parë dhe se zgjedhjet kanë qenë të pasigurta edhe në bastionet tradicionale të SNS”.

Për Stojanoviqin, kjo mund të jetë një sinjal shqetësues për Aleksandar Vuciq, i cili nuk duhet të ndihet shumë i lumtur nga këto rezultate.

Advertisement
Advertisement
Advertisement