Kryetari i Odës së Inxhinierëve të Kosovës, Arsim Rapuca ka folur për shembjen e tokës në “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.
Në emisionin “Fol me Arin”, Rapuca tha se inxhinierët të cilët shkelin standardin gjatë ushtrimit të profesionit, do përballen me pasoja ligjore
“Ende nuk ka vetëdijësim që ka një Odë e cila i licencon inxhinierët. Ndryshe, inxhinierët që nuk e respektojnë standardin gjatë ushtrimit të profesionit, ka pasoja ligjore. E nëse ne e lejojmë mosrespektimin e ligjit, atëherë ndodhin këto gjëra dhe nuk kemi një përgjegjës adekuat”, u shpreh ai në Klan Kosova.