Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun - Gazeta Express
string(110) "irani-konfirmon-vdekjen-e-komandantit-te-larte-garda-revolucionare-nuk-ndalemi-deri-sa-te-shkaterrojme-armikun"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 12:15

Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë, Garda Revolucionare: Nuk ndalemi deri sa të shkatërrojmë armikun

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 12:15

Garda Revolucionare e Iranit, konfirmoi zyrtarisht vrasjen e Alireza Tangsiri komandantit të marinës së pasdaranëve, 4 ditë pasi Izraeli kishte njoftuar shenjestrimin e tij.

 Në një deklaratë të publikuar nga media e lidhur me Gardën Revolucionare, Tasnim thuhet se Tangsiri po organizonte forcat dhe fuqizimin e mburojës mbrojtëse në ishuj dhe bregdet, dhe se kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda.

Në deklaratë shtohet më tej, se pavarësisht mungesës së Tangsirit, forcat e Marinës së Gardës Revolucionare i kishin dhënë goditje shkatërruese kundërshtarëve dhe se kishin vijuar të ruanin kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

Garda u zotua se nuk do të ndalej deri sa armiku të shkatërrohej plotësisht. Tangsiri, një prej komandantëve më të lartë të forcave Pasdaran, ishte i përfshirë në mbikqyrjen e anijeve përmes ngushticës strategjike të Hormuzit.

 Në llogarinë e tij në rrjetin social X, ai thoshte se asnjë mjet lundrues i lidhur me agresorët e Iranit, nuk kishte të drejtën të kalonte.

Një komandant i zëshëm kishte bërë disa deklarata kundër SHBA-ve dhe Izraelit në të kaluarën. Tangsiri ishte i sanksionuar nga thesari amerikan, bashkë më komandantë të tjerë të Gardës Revolucionare në 2019, pasi Teherani rrëzoi një dron të survejimit të SHBA-ve pranë ngushticës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement