Ushtria izraelite tha se Irani ka lëshuar disa valë raketash drejt Izraelit, ndërsa një sulm është ndërmarrë edhe nga Jemeni për herë të dytë që nga fillimi i luftës. Dy dronë nga Jemeni janë kapur, ndërsa rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, janë përfshirë në konflikt duke e përshkallëzuar më tej situatën në Lindjen e Mesme. Izraeli ka kryer gjithashtu sulme ajrore në Teheran, duke shënjestruar infrastrukturë ushtarake, raporton Reuters.
Sulmet erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA dhe Irani kanë qenë në kontakt të “drejtpërdrejt dhe tërthorazi” dhe se liderët e rinj të Iranit kanë qenë “shumë të arsyeshëm”, ndërkohë që më shumë trupa amerikane kanë mbërritur në rajon. Pakistani po përgatitet të ndërmjetësojë bisedime për t’i dhënë fund luftës, edhe pse nuk është e qartë nëse palët do të marrin pjesë.
Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima, ka goditur furnizimet globale me energji dhe ka rritur tensionet, ndërsa SHBA ka dërguar mijëra trupa, duke lënë të hapur mundësinë për një ofensivë tokësore.