Shembja e rrugës në kryeqytet i la pa ujë banorët e zonës, KRU Prishtina: U sanua defekti, uji ka ardhur - Gazeta Express
string(101) "shembja-e-rruges-ne-kryeqytet-i-la-pa-uje-banoret-e-zones-kru-prishtina-u-sanua-defekti-uji-ka-ardhur"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 11:56

Shembja e rrugës në kryeqytet i la pa ujë banorët e zonës, KRU Prishtina: U sanua defekti, uji ka ardhur

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 11:56

Shembja e një pjese të rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet i la banorët e asaj zone pa furnizim me ujë nga rrjeti rajonal i ujësjellësit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi se “sapo u sanua defekti nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit”.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje ishte ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”. Tashmë uji ka ardhur”, njoftoi KRU Prishtina.

Advertisement
Advertisement
Advertisement