Kurti: Për zgjedhjen e Presidentit kemi kohë, i kemi 30 ditë, jo 3 - para takimeve më nevojiten konsultime të brendshme - Gazeta Express
string(114) "kurti-per-zgjedhjen-e-presidentit-kemi-kohe-i-kemi-30-dite-jo-3-para-takimeve-me-nevojiten-konsultime-te-brendshme"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 11:48

Kurti: Për zgjedhjen e Presidentit kemi kohë, i kemi 30 ditë, jo 3 – para takimeve më nevojiten konsultime të brendshme

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 11:48

Kryeministri Albin Kurti tha se zgjedhja e Presidentit është “urgjente”, por theksoi afatin kohor që e dha Gjykata Kushtetuese për këtë.

Ai tha në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë se “nuk janë 3 ditë, janë 30” ditë afat.

“Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk jam gabim, kemi kohë deri më 28 prill, që do të thotë se i kemi 30 ditë. Pra nuk janë 3 ditë, janë 30. Por do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shumë”, tha ai.

Kurti tha se ai duhet t’i kryejë “konsultimet e brendshme” në parti, përpara se t’u dërgojë ftesa për takim kryetarëve të partive opozitare.

“Por mua më nevojiten konsultimet e brendshme dhe natyrisht ajo që dihet është që pas këtyre konsultimeve të brendshme që do t’i zhvillojë, menjëherë do të dërgojë ftesa për takim me kryetarët e partive opozitare”, tha ai.

Kurti tha se “sa është e rëndësishme ta trajtojmë me urgjencë, është e rëndësishme edhe të kemi sukses”.

“Në fund të fundit nuk do të matemi me përpjekjet që bëjmë, por me suksesin që e arrisim”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement