Tentuan të fusin djathë kontrabandë nga Serbia, policia i ndalon në kufi - Gazeta Express
string(71) "tentuan-te-fusin-djathe-kontrabande-nga-serbia-policia-i-ndalon-ne-kufi"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 10:31

Tentuan të fusin djathë kontrabandë nga Serbia, policia i ndalon në kufi

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 10:31

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra ushqimore është zbuluar gjatë patrullimit policor në zonën kufitare në rajonin e Zubin Potokut, ku policia ka ndaluar një veturë me dy persona meshkuj kosovarë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit në automjet është gjetur një sasi e konsiderueshme djathi, për të cilin të dyshuarit nuk posedonin asnjë dokument përcjellës apo dëshmi doganore.

Dyshohet se djathi ishte futur në mënyrë të paautorizuar nga Serbia, duke anashkaluar procedurat ligjore të doganimit.

Me urdhër të prokurorit, malli është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor, ndërsa të dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”, ndërsa hetimet për prejardhjen dhe destinacionin e mallit po vazhdojnë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement