KOSTT dhe KRU Prishtina në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë - Gazeta Express
string(62) "kostt-dhe-kru-prishtina-ne-vendin-ku-u-shemb-dheu-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 10:24

KOSTT dhe KRU Prishtina në vendin ku u shemb dheu në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 10:24

Pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, tashmë ekipet e KOSST dhe kompanisë së ujësjellësit rajonal KRU Prishtina, kanë dal në vendin e ngjarjes. Ata të KOSST kanë nisur punimet  për rikthimin e energjisë elektrike.

Nga KOSST, thanë për KosovaPress se po synojnë që brenda 2 orëve të rikthejnë energjinë elektrike në këtë lagje dhe të tjerat që si pasojë e shembjes është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë. Ndërsa, ekipet e ujësjellësit së shpejti pritet të nisin punimet.

Tashmë për shkak të këtij incidenti Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar pronarin e kompanisë “Klub Invest”, ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë edhe intervistimin ndaj zyrtarëve të tjerë.

Komuna e Prishtinës tashmë ka pezulluar disa inspektorë. Në vendin ku dje u shemb dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, të pranishëm janë edhe KFOR-i italian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement