Ekspozita skandaloze “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u hap më 24 mars në sheshin e Prishtinës, tashmë është mbyllur pasi u evidentuan pasaktësi në përmbajtjen e disa prej masakrave të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.
Madje në këtë ekspozitë, nuk u përfshi Masakra e Belegut, më e madha e komunës së Deçanit
I mbijetuari i Masakrës së Belegut, Endrit Binakaj, në emisionin “Ora Shtatë” tha se është e rëndë mospërfshirja e këtij akti makabër në ekspozitë.
“Masakra e Belegut në këtë ekspozitë nuk ka qenë fare e përfshirë. Unë kam kaluar aty pari krejt rastësisht, dhe normalisht që me këto tema të ndjeshme jam marr me to, dhe i përcjelli vazhdimisht, dhe e kam verifikuar që askund në hartë nuk ka qenë e përshirë masakra më e madhe që ka ndodh në komunën e Deçanit, ku janë të vrarë 46 civilë shqiptarë”, tha Binakaj.
“Kjo për mua, si i mbijetuar dhe familjarë që kam të vrarë në masakër ka qenë e rëndë, pasi që po vjen në një kohë, në prag të 27-vjetorit ku pothuajse po bëhen tri dekada nga akti makabër i forcave serbe. Kur e sheh që masakra e Belegut nuk është e përfshirë, është e papranueshme”, tha ai