Shembja e rrugës që alarmoi Prishtinën, hetimet po vazhdojnë - Gazeta Express
string(59) "shembja-e-rruges-qe-alarmoi-prishtinen-hetimet-po-vazhdojne"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:56

Shembja e rrugës që alarmoi Prishtinën, hetimet po vazhdojnë

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:56

Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

Ai përsëriti se shkaku i shembjes së tokës do të kuptohet nga hetimet e organeve kompetente, transmeton Klankosova.

Sikur mbrëmë, kur kryetari Përparim Rama e bëri të ditur se disa inspektorë janë pezulluar, njësoj edhe sot tha edhe Fushtica.

“Inspektorët u pezulluan për shkak të hetimit, që të shikohet nëse realisht ka pasur lëshim në monitorim të punës së mbikëqyrjes së këtyre inspektorëve gjatë punimeve”, u shpreh Fushtica në Klan Kosova.

Të dielën, në terren dolën policia dhe ekipet e KEDS, ujësjellësit të Prishtinës dhe inspektorët e ndërtimit.

Në këtë rrugë dhe disa të tjera është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, megjithëse nuk është bërë evakuimi i banorëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement