Zgjedhjet lokale, të cilat u mbajten të dielën në 10 qytete dhe komuna serbe, janë shoqëruar me tensione, incidente dhe përleshje në disa qendra votimi.
Sipas mediave të huaja, imazhet nga terreni tregojnë një përleshje para selisë lokale të Partisë Progresive Serbe në pushtet në Bor, dhe pati edhe konfrontime fizike në mëngjes në Bajina Bashta, ku gomat e makinës së ekipit të vëzhgimit të opozitës u shpuan.
Siç raportohet më tej, në shumë qendra votimi, një numër i madh oficerësh policie është i dukshëm dhe ka ndërhyrë në disa raste për të parandaluar konfliktet.
‼️Još jedan slučaj nasilja u Boru. ‼️
Više desetina muškaraca koji su izašli iz štaba SNS, pojurilo je nekoliko studenata nakon što su snimili auto u kojem su, kako su sumnjali, vođene paralelne evidencije birača. Najgore je postradao student koji je jutros već bio žrtva napada.… pic.twitter.com/QkCiIXsb8U— CRTA (@CRTArs) March 29, 2026
Sulme ndaj vëzhguesve të listave të studentëve, parregullsi të shumta me fotografimin e fletëvotimeve dhe shfaqja e listave paralele të votuesve janë raportuar nga disa komuna.
Mediat lokale raportojnë se tensionet janë vërejtur edhe në zgjedhjet në komunën e Vojvodinës, Kula.
Pavle Dimitrijević, šef pravnog tima Crte, o incidentu kod stadiona u Kuli pic.twitter.com/HeZ7HzLW5G
— CRTA (@CRTArs) March 29, 2026
Në disa raste thuhet se u theksuan gjithashtu dyshimet për blerjen e votave dhe manipulimin e listës së votuesve.
Policija u Kuli na narod.
— joovanica88 (@joovanica88) March 29, 2026
Ćacije sa palicama ne dira.
Ološi. pic.twitter.com/wtnqy8GTEp
Këto zgjedhje shihen si një provë se sa shumë është tronditur sundimi 14-vjeçar i presidentit populist serb Aleksandar Vuçiq nga protestat masive antiqeveritare të vitit të kaluar, të udhëhequra nga lëvizja studentore, në të cilat qeverisë iu kërkua të demokratizonte vendin, të shtypte korrupsionin, të ristrukturonte institucionet, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias.
Izbori protiču regularno pic.twitter.com/0QKfxSJZbU
— Mirko Topalovic official (@mirkotopalovic7) March 29, 2026
Qendrat e votimit mbyllen në orën 8 të mbrëmjes.
Ndërkohë ka ardhur edhe një reagim nga Demokratët Evropianë të cilët kanë shprehur shqetësim për, siç thonë ata, shkelje të rënda të procesit zgjedhor dhe rrezikim të standardeve demokratike.
What is happening in Serbia today is not just alarming — it is unacceptable. Reports from across the country describe a systematic assault on democracy: alleged ballot fraud, duplicate voter lists, vote-buying, intimidation around polling stations, and even the presence of armed… pic.twitter.com/PDQR7vBXzX
— European Democrats (@democrats_eu) March 29, 2026
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, ata përmendin raportime nga terreni për manipulim të votës, lista të dyfishta zgjedhore, blerje votash, si dhe intimidim të qytetarëve pranë qendrave të votimit.
Sipas tyre, janë raportuar edhe prani e personave të armatosur në afërsi të vendvotimeve, ndërsa qytetarë janë sulmuar gjatë dokumentimit të parregullsive. /Telegrafi