Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, pritet të luajë për Brazilin në miqësoren e dytë të kësaj pauze ndërkombëtare, pavarësisht një shqetësimi të lehtë fizik gjatë javës.
Vinicius ishte titullar në humbjen 2-1 ndaj Francës të enjten, por mungoi në stërvitjen e së premtes për shkak të një shqetësimi muskulor.
Fillimisht u konsiderua si në dyshim për ndeshjen ndaj Kroacisë, por tashmë duket se do të jetë i gatshëm për këtë përballje, një “rematch” i çerekfinales së Kupës së Botës 2022.
Brazili do të udhëtojë drejt Orlandos, Florida, për t’u përballur me Kroacinë, ndërsa rikthimi i tij në stërvitje të dielën ka konfirmuar se bëhej fjalë vetëm për një shqetësim të lehtë.
Do të ishte surprizë nëse ai nuk luan kundër skuadrës së udhëhequr nga Luka Modric.
24-vjeçari ka rikthyer formën e tij më të mirë nën drejtimin e Alvaro Arbeloas, i cili ka deklaruar se ai është “shumë pranë formës më të mirë të karrierës”.
Në derbin e Madridit, Vinicius realizoi dy gola në fitoren 3-2 të Realit, duke e mbajtur ekipin katër pikë pas Barcelonës në garën për titull.
Forma e tij dhe marrëdhënia me Arbeloan kanë shtyrë edhe bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin.
Që nga ardhja e Arbeloas, Vinicius ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Real Madridi, së bashku me Thibaut Courtois.
Aktualisht, çdo sukses i mundshëm i “Los Blancos” në Evropë dhe në kampionat duket i lidhur ngushtë me vazhdimësinë e formës së tij – dhe një dëmtim do të ishte një goditje e madhe për ambiciet e tyre./GazetaExpress/