Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon, Papa Leo XIV u është drejtuar njerëzve në Vatikan që po festojnë sot të Dielën e Palmave, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Papa thotë se Zoti i refuzon lutjet e udhëheqësve që fillojnë luftëra dhe kanë “duart plot me gjak”, në atë që është interpretuar si një kritikë ndaj atyre të përfshirë në luftën SHBA-Izrael me Iranin.
“Ky është Zoti ynë: Jezusi, mbreti i paqes, që e refuzon luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën”, thotë Papa.
“Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato.”
Duke cituar një fragment nga Bibla, ai thotë: “‘Edhe pse bëni shumë lutje, unë nuk do t’ju dëgjoj: duart tuaja janë plot me gjak.'”