Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti në Jordani sot, ndalesa më e fundit në tourin e tij të shpejtë në Lindjen e Mesme, raporton BBC.
Zelensky thotë se “siguria është prioriteti kryesor” sot, duke ndarë një video të vetes duke u pritur nga zyrtarë jordanezë në pistë.
“Takime të rëndësishme përpara”, thotë ai.
Udhëheqësi ukrainas është në një turne për ndërtimin e marrëdhënieve në rajon, pasi tashmë ka bërë ndalesa në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ka nënshkruar marrëveshje me Arabinë Saudite dhe Katarin për ndarjen e ekspertizës dhe teknologjisë për mbrojtjen kundër dronëve.