Avantazh për Kosovën: Demiral rrezikon mungesën të martën - Gazeta Express
string(56) "avantazh-per-kosoven-demiral-rrezikon-mungesen-te-marten"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 13:27

Avantazh për Kosovën: Demiral rrezikon mungesën të martën

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 13:27

Një lajm pozitiv vjen për Kombëtaren e Kosovës në prag të përballjes vendimtare ndaj Turqisë në “play-off”.

Sipas raportimeve të mediave turke, qendërmbrojtësi i rëndësishëm i Turqisë, Merih Demiral, nuk ka shumë gjasa të jetë në dispozicion për këtë ndeshje për shkak të një lëndimi.

Mungesa e mundshme e Demiralit konsiderohet një goditje për repartin defensiv të Turqisë, pasi ai është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së kësaj përfaqësueseje.

Për Kosovën, kjo situatë mund të përbëjë një avantazh të rëndësishëm në prag të sfidës ndaj “Dardanëve”, të cilët synojnë një rezultat historik dhe kualifikimin në Kupën e Botës.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Demiral do të arrijë të rikuperohet në kohë, ndërsa konfirmimi zyrtar pritet në orët apo ditët në vijim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement